Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë, me autore Linda Rama.
PD ‘raportonte’ pranë këtyre organizatave se zonja Rama është gjendur përballë konfliktit të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana e donatorëve për të kryer matje, analiza apo vlerësime për Shqipërinë, për aq kohë sa bashkëshorti i saj është kryeministri i vendit. Edhe pse Partia Demokratike e pranon vetë në letrën e saj profesionalizmin e zonjës Rama, ata u kërkonin donatorëve të mos bashkëpunonin më me personin në fjalë.
JavaNews ka kontaktuar drejtpërdrejtë me “United Nations Albania” dhe Zyra e Komunikimit ka reaguar në lidhje me letrën në fjalë në emër të të gjithë organizatave anërare si UNICEF, ILO, UNDP, OBSH, UNEP, UNHCR apo FAO.
Sa i përket kërkesës tuaj, doja t’ju vija në dijeni qëndrimin zyrtar të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri sa i takon garantimit të integritetit dhe drejtësisë në praktikat e rekrutimit – thuhet në përgjigjen e e-mailit që JavaNews i drejtoi UN.
Dhe qëndrimi zyrtar, që mban datën 6 nëntor 2024, vijon si më poshtë:
UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.
Procesi ynë i rekrutimit të konsulentëve ndjek praktika të drejta, transparente dhe pa diskriminim në çdo hap. Kjo përfshin praktika të hapura dhe konkurruese të punësimit, me shpallje të gjerë të pozicioneve të lira, për të tërhequr një grup sa më të larmishëm dhe të kualifikuar aplikantësh.
Të gjithë konsulentët e OKB-së përzgjidhen në bazë të kushteve të mirë-përcaktuara të punës, dhe aplikantët vlerësohen sipas kritereve objektive, ekspertizës teknike përkatëse dhe përputhshmërisë strikte me udhëzimet organizative, për të siguruar që projektet të realizohen me integritet dhe pavarësi.(Java news)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata