Në bajpasin e Vlorës, punimet po avancojnë me ritme të shpejta, ndërsa sot është lidhur dhe ura e fundit në të, çka mundëson që ky segment të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik.Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i punimeve në këtë bajpas, i cili pritet të hapet më 15 korrik.
“Lidhet dhe ura e fundit e bajpasit të Vlorës”, tha Rama. Bajpasi i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe përfundimi i kësaj vepre pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë sezonit turistik, në drejtim të bregdetit të jugut.
Bajpasi i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit.
Vepra është financim i BERZH, BEI dhe BE-së me vlerë rreth 37 milionë euro.
Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me ndikimin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. Ajo nis nga Rrethrrotullimi, në fund të autostradës Levan-Vlorë.
Në çdo 1.5 kilometra të kësaj rruge është parashikuar vendpushim për automjetet. Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore e gjithë zona do të kthehet në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit europian.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI