Liqeni i Butrintit rri në mes të një pasurie botërore antike si një mrekulli e natyrës për t’i dhënë bukuri mahnitëse një nga vendi më të vizitueshëm nga turistë, thesarit të qytetërimit antik të Butrintit.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë ka publikuar foto mahnitëse nga Liqeni i Butrintit.
Liqeni i Butrintit përbën pjesën qendrore të Parkut Kombëtar Butrint. Sipërfaqja e tij është 1600 ha. Pellgu i tij ujëmbledhës përfshin Lumin e Bistricës në veri, Malin e Miles në lindje dhe lumin Pavllo ne jug.




Liqeni i Bufit (Rrëza) ndodhet në pjesën jug-lindore të liqenit të Butrintit. Sipërfaqja e tij totale vlerësohet rreth 83 ha. Liqeni është i ceket, me një thellësi mesatare prej rreth 1m. Furnizohet nga burimet e fuqishme te kripura te Rrezes në pjesën veri-lindore të liqenit, në shpatin e Malit të Miles.
Ujërat e shumtë të Bufit derdhen më pas në pjesën me jugore të Liqenit te Butrintit nëpërmjet një kanali të gjatë rreth 1 km.
Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit.
“Liqeni” ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa Kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë. Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër Liqenit të Butrintit dhe Kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në Detin Jon.
Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik, një peizazh me monumente më të cilin u dashuruan vizitorët e mëdhenj të shekujve 18 dhe 19.
Zona e Butrintit mban 16 specie në zhdukje të florës përfshirë këtu Agrimonia eupatoria, Capparis spinosa dhe Laurus nobilis.
Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit – Kepin e Stillos – u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura). Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peizazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në në UNESCO./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI