SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Livadhja. Promovohet krijimtaria e poetit Panajot Boli

Një ditë më parë në Kinoteatrin ‘Katina Papa’ të promovua një pjesë e krijimtarisë së poetit të njohur Panajot Boli.

Organizatorë të veprimtarisë komplekse ishin: Klubin i Krijuesve dhe Artisteve ‘Jonianë’ Sarandë, në bashkëpunim me shkolla e mesme të bashkuar ‘Lefter Talo’ dhe Zyrën Arsimore Finiq-Dropull.

Të pranishëm ishin mësues dhe nxënës të shkollës Livadhja, krijues nga Saranda e Gjirokastra, njerëz të medias, etj,. Ishte i pranishëm edhe drejtori i Kabinetit në Bashkinë e Finiqit, Vangjel Xhaferi

Mbi vlerat e librave ‘Kur pyeta Syrin e Kaltër’ dhe ‘Pranverë e kaltër’ të poetit dhe shkrimtarit Panajot Boli folën Hekuran Halili, kryetar i Klubit Jonian, gazetari dhe shkrimtari Thanas Dino, gazetari dhe shkrimtari Shkëlqim Hajno, studjuesi Behar Maze, Agron Mema, Dhimitër Qiqi, etj,.

Sipas burimeve te “Klubit jonian”, nisma e promovimit të mësipërm me shkollat do të vijojë edhe ne shkolla të tjera te pakicave etnike greke, duke u finalizuar edhe me nje botim nga krijimtaria letrare e nxënësve të këtyre shkollave.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore në Livadhja u bë edhe më tërheqëse për pjesëmarrësit me interpretimet artistike me recitime, këngë e valle nga grupi artistik i shkollës së Livadhjasë, institucion arsimor i mirënjohur prej vitesh në rang vendi si një vatër arsimi., kulture dhe olimpiadash shkollore rajonale.(FOTOT: Spiro ÇAKULIsarandaNews.al///

error: