Nga Tare SKALOMA
Sot në LLogara, në Qendrën e Vizitorëve të Parkut, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qakut Vlorë kanë mirëpritur dhjetra miqt të natyrës.

Burime të këtij Institucioni, ndër më aktivët e homologëve të tillë në Shqipëri, bënë të ditur për reporterët e SARANDANEWS.AL se “Në kuadër të ditës së 1 Majit, në nje ditë pranverore, turistet e shumtë vendas dhe të huaj zgjodhën të vizitojnë Parkun Kombëtar Llogara.

Mësohet se për te ofruar informacione lidhur me vlerat natyrore të PK Llogara dhe shtigjet mjedisore stafi i AdZM Vlore ka qene prezent te Qendra e Vizitorëve Llogara dhe perreth zones se mbrojtur.


Drejtuesi i AdZM Vlorë, Nexhip Hysolakoj vuri në dukje se për të dhene dhe mesazh sensibilizues lidhur me mbetjet në një kohë ku turizmi eshtë i shtuar, stafi AdZM Vlore dhe dashamires të natyres, pastruan një pjesë të parkut mjaft te prekur nga mbetjet./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI