Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ishte sot në Pazarin e Gjirokastrës, i rijetësuar nga gërmadhat falë vizionit dhe investimeve të kryera.
Kumbaro u ndal në një prej dyqaneve artizanale të vendosura në Pazarin e Gjirokastrës, ku theksoi se “kur ne e nisëm këtë punë 6-7 vite më parë ishte e vështirë për t’u kuptuar”.
“Surpriza e rikthimit të “pipirisë” së zhdukur, veshjes tradicionale gjirokastrite që Lizetës, njërës prej artizaneve duararta të Gjirokastrës, iu deshën tre vite për ta përfunduar, me gjithë detajet e nuancat e holla, sipas një ekzemplari origjinal që e gjejmë sot vetëm në një fotografi dhe në ndonjë muze jashtë vendit”, tha Kumbaro.
Ajo vlerësoi minimuzeun që ofron ky dyqan me veshje tradicionale, ndërsa vlerësoi se, “pipirija” e krijuar nga Lizeta mund të konsiderohet një vepër arti.
“Dhe e gjitha kjo ndodh në Pazarin e Gjirokastrës të rijetëzuar nga gërmadhat falë vizionit dhe investimeve të kryera ku sot ruhen xhevahiret e artizanatit tonë”, shtoi Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi