Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë lajmin se më 1 qershor të vitit 2024 do të hapet plotësisht dhe do të përfundojë tuneli i Llogarasë.
“Synimi ynë është që në sezonin e 2024, pra 1 qershorin e 2024 e gjithë vepra, pra 7. 4 km sepse 6 km është tuneli dhe 1. 4 janë rrugët ndihmëse dhe lidhëse, urat që do të lidhen direkt me pjesën e Palasës të jenë gati në 1 qershor dhe operative për qytetarët. Ky është synimi i gjithë grupit”, tha Balluku.
Krahas tunelit prej 5.99 kilometrash do të jetë edhe një tunel emergjence me gjatësi 6.04 km. Tuneli kryesor do të jetë i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI