Duke filluar nga sot, 1 shkurt, do të kemi vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin. Harta e re gjyqësore do të nisë implementimin, ndërsa 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.
Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen sot, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni ku qytetarët do i drejtohen për të marrë informacionet që ata duan. Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi ne kundërshtimet e avokatëve, të cilët bojkotuan për disa javë edhe seancat.
Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga sot, 1 shkurt, do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI