Me ndërhyrje të përqendruar nga toka dhe nga ajri, tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogorasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën.
“Tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogorasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën. Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit do të bashkëpunohet edhe me forca ndihmë nga Kosova”, thuhet në përditësim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI