Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi se është shuar plotësisht vatra e zjarrit e krijuar në zonën mbi tunelin e Llogorasë, pas ndërhyrjes së koordinuar të strukturave operacionale nën drejtimin e Prefekturës së Qarkut Vlorë.
Në operacionin për neutralizimin e flakëve u angazhuan 4 automjete zjarrfikëse, 11 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) të Himarës dhe Vlorës, 43 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Sipas AKMC-së, falë ndërhyrjes së koordinuar u bë e mundur shuarja e plotë e vatrës së zjarrit, ndërsa zona vijon të mbahet nën monitorim nga strukturat përgjegjëse, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.
Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri për menaxhimin e situatave të emergjencave, veçanërisht gjatë periudhës së sezonit veror, kur rreziku i zjarreve është më i lartë.(Ermira ISUFAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI