“Lonely Planet” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku propozon disa nga destinacionet më të bukura për t’u vizituar. Prestigjiozja e udhëtimeve shkruan se Shqipëria po bëhet ngadalë xhevahiri i Ballkanit për shkak të ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe mundësive për të gjithë llojet e udhëtarëve.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky është një super promovim teksa pritet të hyjmë në vitin 2024.
“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjiozja e udhëtimeve”Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës.
“Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë”, është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar kryeministri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI