Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në Kefalonia në Greqi, si pasojë e të cilit humbi jetën një i ri. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 17-vjeçar shqiptar me emrin Fabio. Drejtuesi i automjetit dhe njëkohësisht shoku i 17-vjeçarit humbi kontrollin e makinës e për pasojë makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët të cilat i morën jetën e të riut.
Gjithçka ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Lassi, Argostoli. Pas shkollës, katër miq me origjinë greke dhe shqiptare hipën në makinën e njërit prej tyre dhe u nisën drejt aeroportit të ishullit (thjesht për një xhiro). Ndërkohë, rrugës, shoferi 18-vjeçar i cili sipas policisë rrugore është me leje drejtimi, humbi kontrollin e makinës për arsye të panjohura dhe përfundoi në trotuar ku mjeti u përmbys, ndërsa pak çaste më vonë shpërtheu në flakë. 4 të rinjtë po përpiqeshin të dilnin ndërsa njëri prej tyre, 17-vjeçari Fabio, nuk mundi dot.
Kalimtarët lajmëruan ambulancën dhe zjarrfikësen, ndërsa punonjësit e kësaj të fundit shuan zjarrin dhe nxorrën trupin e djegur të të riut fatkeq.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI