I vendosur 4km në Lindje të Sarandës, ky vend është i lidhur ngushtësisht me emrin e qytetit të Sarandës (Saranda do të thotë “40” në gjuhën Greke). Ky është një vend me histori unike, i vetmi monument i këtij lloji gjysmë i ruajtur në Shqipëri dhe Ballkan. Manastiri i 40 Shenjtorëve u ndërtua në shekullin e 6, në nderim të 40 Martirëve të Sebaste. Këta ishin ishin një grup ushtarësh të cilët u vranë, sepse refuzuan të hiqnin dorë nga feja e tyre e Krishterë. Ky manastir ka një hapësirë rreth 40m x 25m dhe përbëhet nga 40 dhoma – 1 dhomë për çdo Martir.

ME SHUME LAJME
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
“Lonely Planet Italia”: Vjeshta në Shqipëri, koha ideale për të zbuluar Rivierën, Alpet dhe qytetet historike
Agroturizëm “Bizhga” në Picar, një tjetër destinacion i bukur i turizmit rural në Gjirokastër