Shqipëria renditet një ndër prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve midis vendeve europiane.
Sipas treguesve të publikuar së fundi nga INSTAT, prodhimi i përgjithshëm i agrumeve në vendin tonë gjatë vitit 2021 arriti në 50.485 tonë. Krahasuar me një vit më parë prodhimi i agrumeve shënoi një rritje prej 2,61%.Statistikat tregojnë se, rreth 65,04% të prodhimit gjithsej të agrumeve e zënë mandarinat.
Në grupin e agrumeve, mandarinat janë fruti më fitimprurës në eksportet bujqësore shqiptare.
Në 10 vitet e fundit prodhimi i mandarinave është 40-fishuar, falë investimeve për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella, mirorganizimin e fermave që po funksionojnë si kooperativa në rajonin jugor të vendit dhe implementimin e teknologjive të avancuara.Prodhuesit e këtij sektori eksportojnë kryesisht në vendet e rajonit, ndërsa synojnë të zgjejrojnë tregjet drejt BE-së duke rritur cilësinë.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po sheh mundësinë e zgjerimit të skemave mbështetëse për investime të reja në kapacitetet frigoriferike që vlerësohen të rëndësishme për uljen e ofertës së lartë në treg, në kulmin e prodhimit dhe për të konsoliduar ofertën për shtrirje më afatgjatë të eksporteve.
Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 64,41% (32.518 tonë).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI