Rritja e pagave me 15 %, por edhe përfshirja në ndihmën e “Pakos së Madhe” përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zerimin e ndikimit të “inflacionit të luftës” në familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit.Nga “Pakoja e Madhe” e qeverisë shpërndarë në fund të vitit 2022 prej 8 miliardë lekësh përfituan 1 milion qytetarë, ndër të cilët 15 mijë e 384 punonjës sigurie e punonjës të policisë së burgjeve
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se bonusi është shpërndarë për të gjithë këta punonjës.
“Duke uruar ta kenë sa më të mbarë vitin që sapo ka nisur, punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilët para pak muajsh i rritëm pagat në mënyrë të konsiderueshme, e morën edhe bonusin nga “Pakoja e Madhe”, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e “inflacionit të luftës” mbi familjet e tyre”, u shhpreh Rama në rrjetet sociale.Falë punës së strukturave të policisë së Shtetit Shqipëria pati 30% më pak vrasje dhe 13.5 % më pak aksidente përgjatë vitit 2022.///
ME SHUME LAJME
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri