Sali Berisha është i bindur se paratë e gjetura në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi janë të Arben Ahmetaj.
“Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt, të Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm pesë ditë, më datë 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha këmbëngul Alda Klosi, shefja e kabinetit e ish ministrit Arben Ahmetaj, ka bashkëpunuar me pastruesen e saj për të fshehur paratë.“Magjistare e bëni ju Rozetën, që të dijë të zbërthejë kasafortat? Magjistare nuk ishte ajo, ishte pastruese. Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda, që vjen në Tiranë me një apartament 40 metër dhe përfundon me shtatë apartamente, troje, llogari. Kushedi sa ka në Dubai ka ajo nga kontot e Arben Ahmetajt”, tha Berisha.
Berisha kërkoi që pastruesja e preferuar të zyrtarëve te lartë të Ministrisë së Financave të shpallet e penduar e drejtësisë për të vendosur para hekurave hajdutët e vërtetë../TopC///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI