TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Megjithëse muajt e verës kanë kaluar dhe tetori ka hyrë në dhjetëditëshin e dytë, Saranda sërish është një destinacion turistik për vizitorët e huaj.
Këtë fundjavë grupi me turistë gjermanë, u ndal në Sinagogën dhe Bazilikën paleokristiane (të shek IV-VI P.Kr) që ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës.

Sinagoga dhe Bazilika paleokristiane, janë ndër atraksionet e preferuara që tërheqin vizitorët e huaj në çdo stinë të vitit, në Sarandë dhe rajonin e saj.
Në këtë zonë përfshihet përveç sitit arkeologjik të famshëm të Butrintit edhe siti arkeologjik i Sinagogës hebraike dhe Bazilikës paleokristiane në qedër të qytetit të sotëm; Muzeu Arkelogjik i Kaonisë, Muzeu i Traditës dhe Galeria e arteve figurative “ArtSaranda”.
Sipas të dhënave nga drejtoria e zhvillimit dhe turizmit në Bashkinë e Sarandës, numri i turistëve që frekuentuan Sarandën gjatë 2021-shit arrin në mbi 750.000 vizitorë.
Në vitin 2019 numri i turistëve që mbërritën në Sarandë (Ksamil dhe Butrint) arriti në mbi 850 mijë. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI