Nga Eduard ZALOSHNJA
Në sondazhin e fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, shtrova pyetjen “Për cilin nga 6 drejtuesit e shtetit shqiptar të 100 vjetëve të fundit keni vlerësimin MË pozitiv?” Dhe pothuaj 60% e të anketuarve ishin të majtë, që zgjodhën ose Ramën (33.6%), ose Nanon (17.9%), ose Hoxhën (7%), ose Alinë (1.3%). Bazuar në këtë rezultat, mund të konkludohet statistikisht se mbi gjysma e të majtëve në Shqipëri simpatozojnë Ramën më shumë se sa tre liderët e tjerë të së majtës shqiptare të të marrë së bashku.
Nga ana tjetër, mbi 40% e të anketuarve ishin të djathtë, që zgjodhën ose Berishën (24.1%), ose Zogun (16.1%). Bazuar në këtë rezultat, mund të konkludohet statistikisht se mbi gjysma e të djathtëve në Shqipëri simpatozojnë Berishën më shumë se sa Zogun.
Por pyetja tjetër në sondazh (si votuan më 11 maj të anketuarit) na jep një panoramë të sikletshme elektorale për PD-në.
Pothuaj gjysma e simpatizantëve të Nanos, Hoxhës, dhe Alisë votuan sidoqoftë për PS-në më 11 maj, pavarësisht se Ramën nuk e kishin liderin e tyre më të preferuar të së majtës. Duke e bërë kështu PS-në fituese të padiskutueshme.
Kurse 4/5 e simpatizantëve të Zogut nuk votuan për PD-në më 11 maj – ata ose nuk votuan fare, ose votuan për parti të vogla. Dhe kur elektorarati i djathtë (që përbën vetëm 40% të popullsisë së rritur) të abandonon, pak shpresë mund të kesh se fiton…///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi