Më 1 maj 2022, bëhet çelja zyrtare e sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë.
Kjo u bë e ditur sot nga Mirela Kumbaro, Ministre e Mjedisit dhe Kulturës gjatë inspektimit të punimeve infrastrukturore që po kryhen në këtë Park Natyror Kombëtar me financim nga buxheti i shtetit.
“Me hapjen e sezonit turistik, në 1 maj, projekti i rikualifikimit të “Syrit të Kaltër” do të përurohet”-tha Ministrja Kumbaro.
Sipas saj, “Me marrjen e statusin “Park Natyror” dhe sipërfaqja e zonës së mbrojtur, do të zgjerohet në rreth 290 ha, si pjesë e vizionit tonë për të ruajtur e kthyer në burim ekonomie të gjelbër perlat e Shqipërisë”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro e vuri theksin edhe tek mbajtja pastër e territorit të gjithë zonës duke theksuar se “pjesë e projektit dhe e punës së firmës zbatuese të projektit do të jetë pastrimi i mbeturinave”.
Gjatë këtij inspekltimi në terren Kumbaro shoqërohej nga Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, drejtori i Agjencise Kombetare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedei, kryebashkiaku i Sarandes, Adrian Gurma, etj,./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI