Ka sërish lëvizje në Kadastrën e Vlorës. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Vlorës, Genc Deromemaj, për shkak të performancës së dobët në trajtimin e aplikimeve të qytetarëve dhe shërbimet që ofron ky institucion.
Bashkë me të, Goxhobelli ka firmosur shkarkimin edhe për drejtorin e Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, me po të njëjtin motivacion.
Kujtojmë që Genc Deromemaj vinte nga radhët e Partisë Demokratike dhe emërimi i tij muaj më parë shkaktoi jo pak debat e habi.
Në Kadastrën e Vlorës dhe Sarandës, janë dy drejtori që kanë volum të lartë shëbrimesh dhe interesash edhe për shkak të pronave në zona bregdetare me potencial të lartë zhvillimi.
Aktualisht në këto drejtori janë komanduar persona të brendshëm në pozicionet drejtuese deri në emërimin e drejtorëve të rinj.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi