-Qeveria shqiptare është në favor të rinovimit për pesë vjet të tjerë të një traktati miqësie dhe bashkëpunimi të vitit 1996 me Greqinë, thanë të hënën burime diplomatike greke, raporton “Kathemerini”.
Marrëveshja e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë u nënshkrua mes dy vendeve më 21 mars 1996 dhe kishte një kohëzgjatje fillestare 20-vjeçare, nga dita e zbatimit të saj, e cila përfundoi në vitin 2018. Më pas ajo u rinovua për një periudhë pesëvjeçare deri në vitin 2023. Me traktatin, Athina dhe Tirana shpallën paprekshmërinë e kufijve, respektimin e sovranitetit, të drejtave të individëve, minoriteteve dhe emigrantëve, ndërsa theksuan perspektivën evropiane të të dy vendeve.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi