Del fotoja e shqiptarit që akuzohet se ka përdhunuar një të mitur greke. Sipas “Protothema”, ai është pjesëtar i grupit muzikor të muzikës “trap”.
Po ashtu, 27-vjeçari ka precendentë të mëparshëm penalë dhe së fundmi kishte dalë nga burgu, e konsiderohej si shumë i rrezikshëm. Ai ka përdorur një profil të rremë në Instagram për t’ju afruart të miturës, dhe pas komunikimeve të vazhdueshme e ka bindur që të takohen.
27-vjeçari shqiptar, i cili u prezantua si pakistanez takoi studenten e Liceut të Arteve, e tërhoqi zvarrë në një studio në Korydallos dhe pasi ndezi televizorin për të “mbytur” zërat e saj, e përdhunoi. Më pas, sipas dosjes hetimore, e ka kthyer në shtëpinë e saj me motor, duke e kërcënuar që të mos tregonte asgjë, madje duke i përsëritur disa herë se sapo ishte liruar nga burgu///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI