“Sërisht një”, me këto fjalë ambasada gjermane në Tiranë, kujtoi sot 32-vjetorin e bashkimit të dy Gjermanive, Republikës Demokratike Gjermane dhe Republikës Federale Gjermane. Bashkimi u bë realitet pas pothuaj 1 viti nga rënia e Murit të Berlinit, që nisi më 9 nëntor 1989. Më shumë se 300 ditë, me aktivitet të dendur diplomatik, u deshën për të realizuar bashkimin e dy botëve, sa të ndryshme politikisht e po aq të ngjashme nga ana humane. Muri kishte ndarë familje, miq, një komb.
Historianët i njohin meritat, jo vetëm qytetarëve të Berlinit të ndarë, kancelarit gjerman të kohës, Helmut Kohl, por edhe lideri sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili u nda nga jeta gushtin e kaluar.
Shembja e Murit dhe bashkimi i dy Gjermanive ishin sinjal për ndryshimin e sistemeve komuniste në vendet e Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë.
Bashkimi i Gjermanisë çdo vit kremtohet më 3 tetor me ceremoni zyrtare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI