
– Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton 13 gushtin 1961 të vendosjes së murit të Berlinit.

“Gjashtëdhjetë vjet më parë si sot (më 13 gusht 1961), Berlini u zgjua i shokuar: Ushtria e Gjermanisë Lindore kishte nisur ndërtimin e murit famëkeq të Berlinit. Simbol i një qyteti të ndarë brenda një vendi të ndarë brenda një kontinenti në ndarë, Muri i Berlinit u ngrit mbi ndasi historike disa dekada të vjetra. Një barrierë telash me gjemba e cila u kthye në blloqe muresh betoni 155 kilometra, Muri i Berlinit ndau Berlinin Perëndimor demokratik nga Berlini Lindor i kontrolluar nga Sovietikët prej vitit 1961 deri në 1989”, shprehet Ambasada e SHBA-së.
Muri i Berlinit mbush sot 60 vite nga dita e ndërtimit të tij duke i vënë një barriere të ngurtë që do ndante jo vetëm Gjermanin, por do mbante gjysmën e Europës në errësirën e regjimit komunist.
Muri filloi të ndërtohej në 13 Gusht 1961 dhe mbaroi në datën 24 Gusht 1962. Muri u ndërtua nga Gjermania Lindore, dhe ndau Berlinin në dy pjesë./ATSH///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI