Më 26 shkurt të vitit 1951 u ekzekutua shkencëtarja e shquar shqiptare, Sabiha Kasimati.
E lindur në Edirne më 1912, vajza e një mjeku shqiptar, ajo u rrit me dashuri për kulturën shqiptare dhe evropiane. Ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, shkëlqeu në studime dhe zotëronte disa gjuhë të huaja.
Në vitin 1936 fitoi bursë për studime në Torino, ku u diplomua me rezultate maksimale dhe mbrojti doktoraturën me temën mbi faunën e peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë. U kthye në atdhe për t’iu përkushtuar shkencës, duke u bërë pioniere e ihtiologjisë shqiptare dhe autore e veprës “Peshku i Shqipërisë”.
Pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, u arrestua pa gjyq dhe u përfshi në listën e 22 intelektualëve për t’u pushkatuar. Ishte e vetmja grua në atë listë.
Natën e 26 shkurtit 1951, pranë urës së Beshirit, ajo u ekzekutua dhe u hodh në një varr të përbashkët. Vepra e saj u botua me emra të tjerë gjatë regjimit. Vetëm pas rënies së komunizmit figura e saj u rivlerësua. Në 60-vjetorin e vdekjes, u nderua me titullin “Nderi i Kombit”.(Edlira RUZI)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI