Më 29 prill 1945, njësi të Armatës së Tretë të Shteteve të Bashkuara, që komandoheshin nga gjenerali amerikan George Patton, çliruan kampin famëkeq nazist të Dakaut.
Amerikanët zbuluan rreth 30 mijë të burgosur të uritur e të sëmurë dhe kufoma të panumërta pas gardhit të telave me gjemba.
Kampi i përqendrimit të Dakaut ishte kampi i parë i përqendrimit i ngritur nga nazistët. Ai u hap në Gjermani në mars 1933, në godinat e një fabrike të braktisur municioni afër qytetit mesjetar të Dakaut, rreth 16 kilometra në veriperëndim të Mynihut, në landin e Bavarisë në Gjermaninë jugore.
Heinrich Himler, shefi i Policisë së Mynihut, zyrtarisht kampin e përshkroi si “kampi i parë i përqëndrimit për të burgosurit politikë”.
Dakau shërbeu si një model prototip për kampet e tjera të përqendrimit që pasuan.
Janë evidentuar 110 shqiptarë të burgosur në kamp, ndër të cilët dy klerikë që kanë humbur jetën në këtë kamp.
Organizimin e tij themelor, si dhe planin për ndërtesat u zhvilluan nga komandanti Theodor Eicke dhe u aplikuan në të gjitha kampet e mëvonshme. Dakau kishte një qendër të veçantë të sigurtë pranë qendrës komanduese, i cili përbëhej nga lagjet e jetesës, administrata dhe ushtria kamp. Eicke vetë u bë kryeinspektori për të gjitha kampet e përqendrimit.
Në total, mbi 200 mijë të burgosur nga më shumë se 30 vendet ishin të vendosur në Dakau nga të cilët dy të tretat janë burgosurit politikë dhe pothuajse një e treta kanë qenë jehudi.
25 613 të burgosurve besohet të kenë vdekur në kamp dhe pothuajse 10 000 të tjerë në qendrat e paraburgimit të lidhura me të, kryesisht nga sëmundjet, kequshqyerja dhe vetëvrasjet.
Në fillim të 1945, një epidemi tifoje preku kampin, e pasuar nga një evakuim, gjatë të cilit një numër i madh prej të burgosurve të kthyer në skelete njerëzore që ecnin, vdiqën rrugës.
Së bashku me kampin e Aushvicit, Dakau ka simbolizuar kampet naziste të përqendrimit të shumë njerëzve.
Kampi i Dakaut zë një vend të rëndësishëm në kujtesën publike, sepse ishte kampi i dytë të çliruar nga forcat britanike e amerikane dhe ishte një nga vendet e para ku bota perëndimore u ekspozua ndaj realitetit të brutalitetit nazist.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një kamp pune prej skllevërish dhe një qendër kërkimesh shkencore ku mjekët nazistë bënë eksperimente të frikshme me qindra të burgosur.
Dakau ishte pjesë e rëndësishme e makinës shfarosëse naziste,(Rezart EKMEKXHIU)///z
ME SHUME LAJME
“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE
Bazilika e Madhe e Butrintit, nga më të rëndësishmet e periudhës paleokristiane në rajon
Info PLUS. Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?