Më 23 gusht 2009, Bashkimi Evropian zyrtarizoi një datë përkujtimore mbi viktimat e stalinizmit dhe të nazizmit.
Dita e “Shiritit të Zi”, siç njihet në shumë vende me emrin e tij zyrtar, është një rikujtesë për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe një mundësi për të promovuar vlerat demokratike në Evropë.
Kjo ditë merr shkas edhe nga ngjarjet e zhvilluara në vendet baltike, ku rreth dy milionë njerëz bashkuan duart e tyre në një formë proteste antisovjetike më 1989-ën, për t’i dhënë fund pushtimit sovjetik.
Vendosja e 23 gushtit si një ditë ndërkombëtare përkujtimi për viktimat e totalitarizmit, u mbështet edhe nga Deklarata e Vilniusit e vitit 2009 e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell logon e kësaj dite, si dhe dokumentet e korrespondencës së vitit ’64, mes Komitetit Ndërkombëtar në Dakau dhe kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, për ngritjen e një memoriali në kampin famëkeq të Dakaut.
Për të kujtuar fitoren e popujve mbi nazizmin, të gjitha vendeve që morën pjesë në luftën antifashiste, iu kërkua një kontribut financiar për ndërtimin e një memoriali që sipas Komitetit Ndërkombëtar, nuk do të sillte urrejtje, por do të ishte një vepër respekti e mëshirimi./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI