Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla shprehet se 24 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.
Sipas Ballës, atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë.
“Kjo ngjarje, ishte cilësuar si krim kundër njerëzimit edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker”, shkruan Balla.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI