Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot përvjetorin e Legatës së SHBA në Tiranë, e cila u mbyll zyrtarisht pas pushtimit italian më 16 shtator 1939.
“Ministri i fundit i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant, u largua nga vendi më 27 shtator 1939”, bën të ditur Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ambasada publikoi edhe një foto të bërë po atë vit ku Hugh G. Grant ndodhet në Teqenë e Krujës së bashku me Babain e Teqesë.
“Kjo foto e bërë po atë vit tregon, ulur Hugh G. Grant (në të majtë) në Teqenë e Krujës së bashku me Babain e Teqesë në mes dhe, në këmbë, zyrtarët e tjerë amerikanë Erich Ë. A. Hoffman, Anthony Stevens dhe punonjësit shqiptarë Loni Adami dhe Kolë Kuqali”, thekson Ambasada e SHBA.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi