Nga Pirro NAÇI
Sot flitet shumë për turizmin. Nuk e di në se bëhet po aq edhe sa flitet. Ajo që më shtiu të shkruajë këto rreshta është një event i ditëve të sotme dhe një histori e vjetër e 133 viteve të shkuara. E para në Greqi dhe e dyta në Shqipëri.
Në pamje të parë, duken të mos ketë lidhje, por kur flasim për turizmin, kulturen dhe Vagjel Zhapën, ndryshojnë gjërat… Në Athinë sot u hap Panairi Ndërkombëtar për Turizmin dhe Kulturën. Një veprimtari që organizohet çdo vit, një mundësi për të shkëmbyer mendime dhe për të promovuar produktin turistik. Veprimtari që organizohet në Pallatin e Zhapajve, ose siç e thonë grekët, Zappio Megaro, një nga qendrat kulturore më të mëdha të Athinës, e ndërtuar me paratë e labovitit më 1874,një nga më të pasurit e Europës të asaj kohe, dhuratë për lojrat e para moderne olimpike…
Sot ajo është kthyer në një qendër të rëndësishme për ekspozita me karakter kulturor ekonomok, tregëtar,industrial dhe sidomos në drejtim të turizmit. Ky ishte edhe vizioni i Zhapës, që 150 vite më pare ‘’investonte’’ me bamirësinë e tij në Greqi, Turqi, Rumani, Shqipëri e gjetkë… Kush di të ‘’lexojë’’ mesazhet e Zhapës, mund të përfitojë akoma më shumë edhe për Turizmin…
Mungesa nga instutucionet qëndrore dhe lokale që i intereson turizmi, por edhe e operatorit turistik nga Shqipëria në eventin e Athinës, më vuri në mendime dhe më solli ndër mend histori nga e kaluara… Më 1860 Zhapa hartoi testamentin e tij në Rumani, aty ku jetonte… ‘’Pas katër vjetësh nga vdekja -shkruante,.. eshtrat e mia të nxiren nga varri dhe të rivarrosen, koka në hyrje të Pallatit të Lojrave Olimpike të Athinës, ndërsa eshtrat e trupit në oborrin e shkollës në Labovë… ” Dhe kështu u bë, koka është aty qysh nga 1887-ta. Unë e pashë në muret e këtij Pallati, ndërsa eshtrat…sipas një kronike të kohës shkruan…“Një anije me avull, në të gdhirë të datës 14 gusht 1887 arriti në Sarandë. Arkivoli i veshur me beze të zezë, u vendos në një karrocë që tërhiqej nga katër kuaj…
. Gjatë rrugës për në Labovë, banorët e fshatrave kishin zbritur dhe qëndronin në dy anët e rrugës për të pritur e nderuar eshtrat e bamirësit të madh. Delvinjotët, muzinjotët, dropullitët, fshatarët e Rrëzës, të Pogonit e të Lunxhit, të veshur me kostume tradicionale, përuleshin me respekt para arkivolit. Njerëzit me lot në sy, në këto çaste trishtimi kujtonin bëmat e tij të mëdha…’’
Bashkitë e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Libohovës,dhe Ministria e Turizmit sa herë që në Athinë të organizohen evente Ndërkombëtare për Turizmin dhe Kulturën në ‘’pamundësi’’ për tu bërë pjesë e ‘’Shtëpisë ’’ së Zhapës, dhe veprimtarive të shumta që organizohen në të, le të kujtojnë të paktën ato lotët e derdhur 133 vite më parë…. Dhe të kenë kujdes të mos mbyten në një lugë me lot, nga lotët e sotëm të ‘’suksesit’’ për turizmin…Gjithë ballkani ishte aty, nuk e kuptoj pse ne e shikojmë ‘’ballkanin e mbyllur’’… për turizmin. Nuk do paqen ‘’rrehat’’ eshtrat e Labovës pa takuar një ditë kokën në Athinë…//sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI