Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot një ngjarje të 3 shkurtit të vitit 1990, kur shkrimtari Ismail Kadare zhvilloi një takim me Ramiz Alinë, atëherë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Në qendër të bisedimeve ishte situata kritike e vendit në kapërcyell të viteve ‘90.
Konteksti i kohës, në mungesë të demokracisë dhe të mirëqenies ekonomike, do të motivonin kërkesën e shkrimtarit Kadare për azil politik në Francë.
DPA sjell letrën që shkrimtari i mirënjohur i drejton kreut të shtetit, Ramiz Alisë, disa muaj pas takimit mes tyre.

Mes të tjerash, Kadareja shkruan: “Demokratizimi i plotë i jetës, heqje dorë nga dhuna, lirimi i të burgosurve politikë, heqja dorë nga izolimi i vendit, nga mbrojtja e Stalinit, lejimi i fesë dhe i lirisë së të shprehurit e të tjera si këto, kanë qenë disa nga kërkesat që jua kam paraqitur të formuluara në mënyrë krejtësisht të saktë në pranverë të këtij viti. Ato kanë qenë vazhdimi logjik i asaj që kam shprehur e kam mbrojtur në veprën time gjatë shumë viteve, ashtu siç është i tillë edhe vendimi për të lënë vendin tim”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI