Në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka nisur procedura e rindarjes me short elektronik të çështjeve gjyqësore. Një nga çështjet për të cilat është hedhur shorti ditën e sotme ka qenë edhe ajo për vulën e Partisë Demokratike.
Në bazë të shortit, është përcaktuar gjyqtarja Elona Mihali, e cila do të jetë relatorja e çështjes, ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga Astrit Kalaja dhe Ireida Kacerja.
Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD-së të drejtuar nga Sali Berisha ishte i pranishëm në procesin e hedhjes së shortit për të mësuar se kush do të jetë trupa gjykuese për këtë çështje.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi