-Sot, Muzeu Historik Kombëtar bëri promovimin e revistës shkencore Studime Muzeologjike Nr. 13. Në këtë numër special të revistës është botuar përmbledhja e kumtesave të Konferencës Shkencore “Noli poliedrik”, e cila u organizua më 3 shkurt 2022 në kuadër të 140-vjetorit të lindjes së Fan Nolit, si dhe të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Kjo revistë shkencore botohet një herë në vit. Ideatori i botimit të revistës “Studime Muzeologjike” ka qenë ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, studiuesi i pasionuar Moikom Zeqo. Redaksia e revistës Studime Muzeologjike përbëhet nga emra të spikatur të shkencës dhe kulturës shqiptare: dr. Dorian Koçi, prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Vasil Tole, prof. dr. Piro Misha, prof. asoc. dr. Ardit Bido dhe Andrea Llukani. Tematika e artikujve shkencorë të botuar në këtë numër special të revistës është e larmishme.

Në numrat e botuar të revistës shkencore “Studime Muzeologjike” krahas emrave tashmë të njohur të shkencave albanologjike, kanë kontribuar me shkrimet e tyre edhe mjaft studiues, pjesë e stafit të Muzeut Historik Kombëtar, si edhe kandidatë për doktorantë pranë institucioneve shkencore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI