Personat që shihni në foto janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë mbrëmë në një lokal në Athinë. Bëhet fjalë për Armand Ogranajan dhe Kreshnik Çerçizaj.
44-vjeçari Ogranajan nga Berati, mësohet se mori dy plumba në gjoks dhe si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën, ndërsa të njëjtin fat pati dhe shoku u tij, 41-vjeçar nga Vlora, ndërkohë që të dy viktimat janë me precedente penale.
Mediat greke raportojnë se autori, i cili ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit, ka shkuar drejt tavolinës së viktimave dhe ka qëlluar të paktën 5 herë drejt tyre.
Si pasojë e ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe një grua e cila ishte në një tjetër tavolinë. Mediat greke raportojnë se dyshimet e para janë ato të larjes së hesapeve, ndërkohë që në vendngjarje janë sekuestruar 3 gëzhoja 9 mm.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI