Në Ditën Ndërkombëtare të gjuhës amtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu krenarinë që gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në familjen gjuhëve indo-evropiane.
“E ndryshme nga të gjitha gjuhët dhe e vetmja gjuhë moderne, përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, mbetet e pakrahasueshme me asnjë gjuhë tjetër në botë”, thuhet në njoftimin e MEPJ-së.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare që shënohet më 21 shkurt është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, në përkujtim të protestave të studentëve të Universitetit Dhaka, me origjinë nga Bengali, të cilët u konfrontuan me policinë pakistaneze, për të mbrojtur gjuhën bengaleze si gjuhën e tyre zyrtare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI