Ne Mesopotam u organizua sot aktiviteti promovues kulturor ‘Lirika poetike e AnëBistricës në vargjet e poetit Panajot Boli’ . Aktiviteti i moderuar nga aktori i njohur i skenës Karafil Shena, beri bashke pjesemarres te ndryshëm si gazetare, mesues, shkrimtare ,miq te autorit, zyrtare te bashkisie, etj,.
Ishte i pranishem edhe kryebashkiaku i Finiqit, Kristo Kiço. Moderimi i aktivitetit solli nje risi ndryshe nga lloje te tjera te veprimtarive promovuese letrare, nepermjet e pyetje-pergjigjeve e drejtuara tek pjesemarresit nga aktori Shena.
Nepermjet fjales se pjesemarresve si Thanas Dino, Vangjel Papakristo, Shkëlqim Hajno, Engjellush Serjani, Panajot Zoto, Ziso LLuci, etj, u evidentuan aspekte ndryshme të krijimtarise se autorit .

Duke e marre fjalën përshendetëse ne kete promovim ne pergjigje te pyetjes se aktorit Karafil Shena mbi pavemendjen e bashkive per kulturen, kryetari i Bashkise Finiq Kristo, theksoi se ne te adhmen do te shikohet më me prioritet nga ana e bashkise mbeshtetja e veprimtarive kuturore per të fokusuar vlerat e pasura kulturore te rajonit te Finiqit.

Me interes ne kete aktivitet kulturor ishte edhe motanzhi poetik cilesor me interpretime ne shqip dhe greqisht i nxenesve te Mesopotamit, pergatitur nga Karafil Shename, poezi nga librat poetike ‘Lotët e hardhisë’ dhe ‘Το μυστικό του ήλιου’. te Panajot Bolit./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI