Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se PS ka filluar fazën e planifikimit strategjik të fitores së zgjedhjeve të 14 majit 2023, ndërsa theksoi se për përzgjedhjen e kandidatëve ka një praktikë të konsoliduar tashmë.
Në një prononcim për mediet nga selia e PS-së, Rama tha se “ne kemi praktikën tonë të konsoliduar, pasi bëjmë konsultim të kryqëzuar”.
“Konsultimi me partinë nuk diskutohet, se ne kemi parti, nuk kemi çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve. Me komunitetin – përmes anketimeve, sondazheve që ne i kemi praktikë të konsoliduar. Vlerësimin e performancës së kryetarëve aktualë, se ne jemi në pozitë shumë specifikie për herë të parë dhe të fundit besoj, se duke pasur të gjitha bashkitë kemi edhe një analizë performance edhe të atyre ekzistuese dhe natyrisht edhe me opinionin e kryesisë së partisë dhe mbyllet procesi”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi