SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë.Meta-Berisha prezantojnë, Fatmir Sheron për bashkinë Konispol dhe Ardit Cikuli për bashkinë Sarandë

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Konispol, Fatmir Sheron dhe bashkinë Sarandë, Ardit Cikuli.

Në fjalën e tij, gjatë takimit, ku i pranishëm ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Berisha tha se, kandiatët për bashkitë Sarandë dhe Konispol, të propozuar nga opozita, janë kandidatë të vullnetit të bazës, të votës së saj.

“Këta janë kandidatë krenarë, por janë gjithashtu kandidatë të vetëdijshëm se kanë çdo detyrim pafundësisht ndaj jush. Nuk janë kandidatët të kryetarit të partisë, nuk janë kandidatë të kryesisë së partisë. Ju garantoj se sado që në këtë Shqipëri me 1000 probleme, por ky standard është sot nga më të përparuarit që ekziston mbi tokë dhe ne duhet të jemi krenarë me këtë standard”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se, me primaret, është shënuar një arritje të madhe.

“Ju dëgjuat programet e tyre, programe të një përgjegjësie të lartë. Programe të një përkushtimi dhe dashurie të vërtetë për komunitetin, për Sarandën për Konispolin, programe për të cilat kandidatët për qytetar të parë vendorë, synojnë të shënojnë kthesën e madhe, në këto dy zona ndër më të bukura e kësaj toke”, tha Berisha.

Ai u ndal te një tjetër çështje që ka të bëjë me numrin e lartë të emigrimit, të të rinjve.

”Pavarësisht resurseve të jashtëzakonshme që ka Saranda, që ka Konispoli, vitalitetit të burrave, grave, të rinjve të kësaj zone, përsëri sot Saranda është një tokë që braktiset. Përsëri Konispoli është një vend që braktiset. Berati është i shënuar një nga 50 vendet më mahnitëse të globit si qytet, përsëri Berati braktiset, braktiset nga banorët e tij. Dhe kështu braktiset Shqipëria”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, në 8 vite të kësaj qeverie humbi 1/3 e popullatës, më shumë se Ukraina nga agresioni rus.

“Shumica dërrmuese, 80% e këtyre që kanë ikur janë të rinj, nën 30 vjeç. A mund ta imagjinojmë pak për një moment se çfarë ka ndodhur me ne. Kemi humbur më shumë se një gjeneratë dhe në rast se ecim kështu, si symbyllas, në rast se ecim kështu me indiferencë apo të mashtruar ju garantoj se pas 8 vitesh, ata 1 milionë shqiptarë më së paku do të marrin mbrapa edhe 1 milionë tjetër, çfarë do të mbesë këtu?”, deklaroi Berisha.

Ndaj, Berisha e cilësoi si moment moment kritik e që kërkon një përgjegjësi të madhe nga 14 majin.

“Të votojmë ndryshimin, vota jonë për ndryshimin, është votë për shpresë, është votë për të ardhmen”, tha ai.

Meta: Qëndrimi i Rilindjes për Butrintin është një sjellje grabitqare dhe antikombëtare

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në takimin për prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për kryetar bashkie në Sarandë dhe Konispol deklaroi se, qëndrimi i Rilindjes për Butrintin është një sjellje grabitqare dhe antikombëtare.

Ai paralajmëroi se, opozita do ta ndjekë këtë çështje deri në fund.

“Pasuritë natyrore nuk do të shihen si plaçkë për t’u grabitur e tregtuar, por përkundrazi. Është e tmerrshme që Saranda të jetë e rrethuar nga uji dhe ende të mos e ketë të zgjidhur problemin e ujit. Fonde dhe tendera që janë bërë, janë grabitur. Është një sjellje anti-kombëtare dhe grabitqare qëndrimi i Rilindjes me çështjen e Butrintit. Këtë çështje duhet ta ndjekim deri në fund, sepse nëse nuk e ruajmë, cënojmë jo vetëm dinjitetin tonë, por edhe turizmin. Urbanistika këtu është e shkatërruar. Askush nuk ka menduar për parkingjet, për transportin. Rilindja këtu është sjellë si organizatë kriminale. Vetëm jep leje për pallate mbi pallatet. Vizioni i Cikulit është një vizion realist. I një profesionisti të nivelit më të lartë”, tha ai.

Kreu i PL akuzoi qeverinë edhe për falimentimin e disa bashkive për shkak të keqadministrimit.

“Kandidatët i keni zgjedhur vetë ju përmes një procesi demokratik si ai i primareve. Ju e dini shumë mirë si janë katapultuar kandidatët e krahut tjetër. Të falimentosh bashkinë e Kavajës që është një nga më të pasurat e Shqipërisë, të falimentosh atë të Vorës që ka bizneset më të mëdha të vendit dhe të ndërrosh 5 kandidatë atje. Këta nuk duan të fitojnë përmes programeve, por kanë zgjedhur rrugën e frikësimit të qytetarëve”, u shpreh Meta.///

error: