-Ministrja greke e Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni pritet të vizitojë Shqipërinë nga data 22 deri më 25 maj.
Në axhenden e anëtares së qeverisë greke për kulturën dhe sportet, përfshihet nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe një konferencë për shtyp e dy Ministrave te Kultures, kontakte me Kryedioqezën e Shqipërisë dhe takime me diasporën greke.
Pjesë e takimeve të Mendonit në Tiranës është edhe një drekë zyrtare e organizuar nga Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.
Më 23 maj, Ministrja greke e Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni do të zhvillojë një vizitë pune në Kolegjin “Arsakeio" dhe një takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z. Anastas.
Ajo do të jetë e pranishme në hapjen e Javës Greke në teatrin e Operas në Tiranës . Mendoni do të vizitojë Parkun arkeologjik të Apolonisë dhe do të marrë takime në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë.
Gjatë vizitave në jug të Shqipërisë Ministrja greke e Kulturës dhe Sportit ka si pjesë të axhendës së saj takimin me Mitropolitin e Argjirokastrës z. Cerium; një vizitë homah në varrezat e grekëve në Bularat për të rënët gjatë Luftës së Dytë Botërore .
Ne Sarande, ajo do të vizitojë qytetin antik të Butrintit.
Në axhandën e Ministres greke e Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni në këtë rajon janë të planifikuara vizita në Parkun Arkeologjik të Foinikes si dhe disa takime: me kreun e OMONIA-s Vassil Kajo në Sarande dhe një darkë pune me Kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço si dhe me kreun e Shoqatës OMONIA, Leonidha Papa/
Mendoni do të vizitojë gjithashtu edhe Manastirin e Shën Nikollës në Mesopotam si dhe fshatin Dhrovian në Bashkinë e Finiqit.
Pas axhendës në Finiq dhe Sarandë, Lina Mendoni Ministre greke e Kulturës dhe Sportit me profesion arkeologe, do të vijojë takimet dhe vizitat në rajonin e Gjirokakstër dhe Dropullit, ku përmbyllet edhe vizita e saj në Shqipëri./SARANDANEWES.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI