Nga Pirro NACI
Kryeministri grek Mitsotakis në konferencën për shtyp të Ekspozitën e 86-të Ndërkombëtare të Selanikut, me pyetjen e gazetarit grek u vendos në një dylemë:
-Dje ,presidentit Turk Ju u drejtuat me shprehjen ‘’dailiki jook’’. Kryeminstit shqiptar që njihet si një satelit i Ergoganit, jeni i gatshëm t’i thoni një ‘’yes’’ në rrugëtimin europian ?
Ja si ju përgjigj Kryeministri grek:
-Rrugëtimi i Shqipërisë në ΒΕ është edhe në interes të vendit tonë. Prandaj unë pesonalisht kam mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ishte një pritshmëri që duhej mbyllur për të ingranuar Shqipëribe në mekanizmin e BE-së.
Kjo është një rrugë e gjatë dhe çdo kapitull që do të hapet, do të na krijohet mundësia për të dhënë edhe ne mendimin tonë por edhe të diskutojmë për problemet që përcaktojnë edhe karakterin e mardhëniet midis dy vendeve tona. Nuk dua të bëjë karakterizime për Kryeministrin Shqiptar, personalisht kam marredhëni të mira dhe duhet të jem ndershmërisht i pastër për këtë.
Eshtë në interesin tonë të diskutojnë për të gjitha problemet që kanë lidhje midis dy vendeve tona. Ne, njëkohësisht kemi minoritetin etnik grek që duhet mbështetur. Këtë e kam bërë të qartë tek Kryeministri shqipar dhe kjo, do të përcaktojë edhe qëndrimin tone në rrugëtimin për negocimin e Shqipërisë.
Nga ana tjetër kemi ndjesinë e kompleksitetit të këtyre marredhënieve por edhe te nevojës për të parë gjeostrategjinë dhe gjeoplitikën tonë për të zgjidhur problemet që vijnë nga e kaluara.
Kryeminstri grek e vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë dhe të Greqisë për zgjidhjen e problemit të ndarjes së hapësirave detare nëpërmjet gjykatës ndërkombëtare të Hagës.
Do të jetë një zhvillim i rrëndësishëm në qoftë se do të realizohet –theksi zoti Mitcotakis.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI