U nda nga jeta mjeku staticien dhe shahisti i qytetit të Sarandës ,Dhimitraq Dhame.
Ai u shua pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 73-vjeçare, duke lënë pas kujtimin e një njeriu fisnik, të urtë dhe të respektuar nga të gjithë.
Dhame ishte edhe nje shahist i hershëm i qytetit, duke kontribuar për disa dekada në këtë sport të sukseshmëm të Sarandës.
Duke folur sot për figurën e Dhimitraq Dhames, në SARANDANEWS.,AL, Lime Mihasi, trajner i ekipit të shahur “Butrinti”, “Mjeshtër Sporti” dhe FI Instruktor i Federatës Botërore të Shahut, vuri ne dukje se “Ai ka qenë punëtor dhe një kotributor i palodhur në sportin e shahut. Për pak vite ka qenë edhe trajner i ekipit si dhe një llojtar i vjetër i këtij sporti në Sarandë; Dhimitraq Dhame ka kontribuar edhe në Qndrën Kulturore të Fëmijëve si instruktor i shahistëve të rinj. Homazh e nderim për figurën e tij.
Me këtë rast, edhe stafi i sarandaNerws.al i shpreh familjes Dhame ngushëllimet më të sinqerta për ikjen e një qytetari model të Sarandës.///sarandaNes.al///
ME SHUME LAJME
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fun
Porto Palermo. Shpërthen motori i skafit. 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës