Nga Pirro NAÇI
Së fundi u hap Java e Kulturës Greke në Tiranë, lajmëronte Edi Rama nga faqja e tij e facebook-ut… Thashë të merrja pjesë edhe unë në këtë event….Me temë :-‘’ Greqia dhe Shqipëria do t’i drejtohen Hagës për detin’’ .
Një udhëtim i nisur qysh në Tetor të 2020-tës…Një udhëtim që më shumë i ngjan një ‘’Κruazjere’’ që nuk mbaron kurrë…por veçse’’ kushteve të këqia klimaterike’’ që mund ta pengojnë dhe pastaj mund të ndodhë fatkeqësia e pa shmangshme…
Sarkazma e gjithë historisë është se, në se ndodh një gjë e tillë, të dy ‘’pasagjerët’’ nuk kanë shpëtim…ose do të mbyten nga ‘’dallgët’’ ose do t’i hanë ‘’peshkaqënët’’…
Një filozof i lashtë kinez shkruante:-‘’Një udhëtim i gjatë prej kilometrash, fillon nga një hap i vetëm’’. Këtë hapin e vetëm, nuk e pamë kurrë…
U hodh, apo dikush e ka pengur për të bërë hapin e dytë ,të tretë, e kështu me rradhë.
Para një viti na e kishte fajin Presidenti…Iku dhe ai, edhi tjetri… Me këtë në vend numëro…një dy, një dy…! Një fjalë e ‘’leshtë’’ shqiptare thotë: -‘’E shtyra e pështyra’’!///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror