Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendurasi dhe intervale kthjellimi. Në orët e mesditës dhe pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në relievet kodrinore – malore, lokalisht në qendër, në lindje dhe në jug reshjet priten me intensitet deri mestar në periudha afatshkurtra, me rrebeshe të vrullshme shtrëngata e stuhi me shkarkesa elekrike dhe breshër në zona të izoluara. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/29 | Diell re shi |
| Kukës | 13/25 | Diell re shi |
| Lezhë | 17/28 | Diell re shi |
| Dibër | 10/25 | Diell re shi |
| Durrës | 16/28 | Diell re shi |
| Tiranë | 16/29 | Diell re shi |
| Elbasan | 16/29 | Diell re shi |
| Berat | 12/30 | Diell re shi |
| Vlorë | 15/27 | Diell re shi |
| Korcë | 9/24 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 11/28 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/27 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI