Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se një kopje e monumentit të Skënderbeut në Tiranë do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.
Kryeministri iu përgjigj aludimeve të fundit që janë ngritur mbi faktin se monumenti i Skënderbeut në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë është rrethuar me skela.
“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për ‘psenë’ e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.
Sipas tij, arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast.
“Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris. Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet”, bëri të ditur kryeministri.
Rama theksoi se pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.
“Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër për të më akuzuar”, shtoi kryeministri. /(Maela MARINI)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI