GJKKO ka dënuar me 2 vite burg ish kreun e Kadastrës së Sarandë, Lart Pashën i cili akuzohet se merrte 3 mijë euro ryshfet për të shpërndarë certifikata pronësie. Gjithashtu me 2 vite burg është dënuar, Saimir Braho, ish punonjës i Kadastrës.
Ndërkohë Hamza Tola ish shofer në institucionin e ministrisë së Drejtësisë, është dënuar me 1.5 vite burg pasi luante rolin e sekserit në këtë aferë korruptive. Ndërsa për sekserin Jorgo Kreku GJKKO ka vendosur një vit shërbim prove.
Gjithashtu pronari i hotelit në Sarandë, Kastriot Kreku i cili tentoi të korruptonte me 3 mijë euro zyrtarët për marrjen e certifikatës së pronësisë, është dënuar me 16 muaj shërbim prove.
Tola dhe Kreku i kanë kërkuar Kastriot Krekut një shifër që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me certifikatën e pronësisë.
Report Tv ka siguruar më parë dosjen e rastit të Kastriot Krekut i cili denoncoi aktin korruptiv. Ai takoi në hotelin e tij Hamza Tolën, ish shofer në Drejtorinë e Burgjeve, i cili i premtoi se do t’i jepte certifikatën e pronësisë në këmbim të 3 mijë eurove pasi njihte drejtuesen e Kadastrës Sarandë.
Për herë të parë e kishin në hotelin e Krekut. Ky i fundit tregoi se Tola i kishte thënë se punonte në Ministrinë e Drejtësisë dhe interesohej për tokat, ndaj nuk hezitoi t’i tregonte problemin që kishte me nxjerrjen e lejeve për tokat.
Tola i kërkoi 3000 euro duke i thënë se ishin shpenzime që duheshin për legalizimin. Prishja e marrëveshjes u krye pasi Tola i kërkoi fillimisht 2000 euro dhe më pas 1000 euro në mënyrë urgjente, por ende nuk kishte certifikatë pronësie për Kastriot Krekun./m.j

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI