Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë territorin Shqiptar përgjatë gjithë ditës, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit.
Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.
Temperaturat maksimale deri në 33 gradë do të regjistrohen në Elbasan e Gjirokastër ndërsa ato minimale deri në 9 gradë në Ersekë dhe Pukë.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpesjtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi