Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje 5 prefekturave të vendit për të marrë masa parandaluese për shkak të motit të keq që do të përfshijë vendin gjatë fundjavës.
Institucioni i është drejtuar 5 prefekturave, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, me shkresa zyrtare duke paralajmëruar mot të keq.
Sipas IGjEUM në veri perëndim dhe në jug të vendit priten reshje shiu dhe stuhi ndërkohë që vendet më të rrezikuara janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe e Kruja.
Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.
Gjithashtu ata kërkojnë të përcaktohen vendet e parrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në raste përmbytjeje. Ndihmë u kërkohet dhe Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit të jenë në gatishmëri për rastet e emergjencave.-njofon Shqiptarja.com///
///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi