Drejtoria e Pergjithshme Detare (DPD) bën të ditur se si rezultat i kohës së keqe në detin Jon, me erë të fortë drejtimi Veriperëndim, linja e pasagjerëve Sarandë-Korfuz-Sarandë nuk do të operojë ditën e sotme, sipas planit.
DPD, thotë se përmirësimi i motit në gjirin e Sarandës pritet të jetë pas orës 18: 00 të ditës së sotme.
“Kapiteneria e Portit Sarandë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe sigurinë e mjeteve në port”, bën të ditur DPD.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi