Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot, në ditën e fundit të vitit 2025, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në formën e reve të mesme dhe të larta transparente në juglindje, në pjesën e parë të ditës.
Parashikohet prezencë e ngricave në akset rrugore, veçanërisht në zonat malore, si dhe mjegull e dendur dhe mjegullinë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht në zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s. Deti parashikohet me valëzim të forcës 3–4 ballë.
Temperaturat do të luhaten nga -8 gradë Celsius minimumi në zonat verilindore, deri në 11 gradë Celsius maksimumi në zonat bregdetare dhe të Ultësirës Perëndimore.
Temperaturat e parashikuara në qytete:
Shkodër: -2 / 6°C – diell
Kukës: -8 / 5°C – diell
Lezhë: -2 / 6°C – diell me pak re
Dibër: -8 / 2°C – diell
Durrës: 1 / 11°C – diell me pak re
Tiranë: 1 / 10°C – diell me pak re
Elbasan: 0 / 9°C – diell
Berat: -2 / 10°C – diell me pak re
Vlorë: 2 / 11°C – diell
Korçë: -4 / 6°C – diell, vranësira dhe reshje bore lokale
Gjirokastër: -5 / 5°C – diell
Sarandë: 4 / 9°C – diell
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI