Ish-presidenti grek Karolos Papulias është ndarë sot nga jeta në moshën 92 vjeçare. Me një karierë të gjatë politike,Papulias ka shërbyer në disa poste të rëndësishme. Ai u zgjodh si deputet që prej vitit 1977 deri në 2004.
Në vitet 1985-1989 ka shërbyer në postin e ministrit të jashtëm. Ai njihet si politikani i lartë grek që theu akullin e izolimit mes Shqipërisë komuniste dhe Greqisë.
Në vitin 2005 ai u zgjodh president i Greqisë,post të cilin e mbajti deri në vitin 2015.
Papulias ishte një figurë e dashur për grekët ,çka u pasqyrua edhe dy votimet për zgjedhjen e tij në postin më të lartë të vendit me mbi 95% të votave të parlamentit helen.
Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Greqisë.
Përpos një lidhjeje personale me popullin shqiptar, ku siç ka deklaruar vetë, se ka pirë qumësht nga një nënë shqiptare në vitet 1923 -1924, Karolios Papulias është personaliteti dhe politikani që kontribuoi i pari për shkrirjen e akujve mes të dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.
Si ministër i jashtëm i Greqisë, Papulias ishte nismëtar për rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe hapjen e pikave të para të pikëkalimit kufitar në vitin 1985. I lindur fare afër kufirit shqiptaro-grek, në Voshtinë, Papulias më mirë se kushdo tjetër njihte dhe promovonte trashëgiminë e mrekullueshme të marëdhënieve mes të dy vendeve./T.CH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI